Selmanaj - Haxhiut: Nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu, je ministre e Drejtësisë - VIDEO

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka polemizuar me partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës sa i pëket propozimit për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se shprehin kundërshtimin e tyre për atë që e quajtën degradimin që po i bën Qeveria Kurti sistemit të drejtësisë.

“Është me rëndësi të madhe që anëtarët e këtij komisionit jo vetëm të plotësojnë kriteret por të jenë jurist eminent dhe të kenë integritet, sot kemi një propozim-vendim që konsideroj është skandaloz. Secili nga anëtarët e propozuar ka defekt serioz në zbatimin e kritereve minimale të ligjit”, tha ai.

Driton Selmanaj nga LDK tha propozimet nuk janë të duhura.

“Duhet të konstatojë që propozimet nuk janë të duhura nga ana e ministres. Edhe pse jam nënkryetar i komisionit për Legjislacion dhe kam vlerësuar CV e kandidatëve nuk kam parë që kanë ardhur raportet e AKK-së për ndonjë rast specifik. Unë s’i kam pasur në dispozicion”.

“Herën tjetër kryetari i Komisionit ta tregojë drejtë dhe të tregoj sa vota kanë qenë për dhe sa kundër, sepse opozita se ka përkrahë vetëm anëtarët e komisionit të pozitës”.

Ndërsa, Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se e konsiderojnë të rëndësishme të konstituoet Komisioni Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Kurse, reagimet e opozitës, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i quajti brutale dhe shpifje.

“Ky reagim brutal i juaj dhe shpifjet që po i bëni në drejtim të personave të cilët kanë propozuar, mua veç po ma përforcojnë bindjen që kanë pasur të drejtë që e kanë bërë një propozim të tillë. Nuk e di çka keni menduar? A keni menduar që unë kam me i propozu anëtarët persona që ju shërbejnë juve apo të paktën që ju kanë shërbyer deri tani? E keni shumë gabim”, tha Hahxiu.

Haxhiu tha se shteti vazhdon të jetë i kapur.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi shumë punë për të çkapur sistemin e drejtësisë, prandaj i kemi hyrë vettingut. Më vjen keq që ju kam dëshpëruar, nuk kam mujt me propozu emra që ju pëlqejnë juve, është gabim”, tha ajo.

Haxhiu tregon emrat e anëtarëve të propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës