Selim Selimi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Selimi nënshkruan tri udhëzimet administrative për të miturit në Qendra Korrektuese

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar tri udhëzime administrative për të miturit në institucione korrektuese.

“Me qëllim të avancimit të legjislacionit të fushës së të miturve, duke pasur konsideratë mbizotëruese interesin më të mirë të të miturit, pas një pune intensive të Departamentit Ligjor dhe Shërbimit Korrektues, dhe pas një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimesh, sot kam nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur”, thuhet në postimin e Selimit.

Ai tutje ka bërë të ditur se udhëzimi i parë administrativ të cilin e ka nënshkruar është Udhëzimi Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili sipas Selimit ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues.

Udhëzimi administrativ i cili është nënshkruar nga Selimit sot është edhe ai për  ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur.

Ndërsa udhëzimi i tretë administrativ është për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese.