Rexhep Selimi, Hotit: Na turpërove duke folur serbisht para Vuçiqit

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për takimet në Bruksel, ka kritikuar këtë të fundit për paraqitjen e tij në Bruksel.

Selimi tha se Hoti po i ikë përgjegjësisë duke emëruar Skender Hysenin koordinator për dialogun.

“A po e bëni të njëjtën gjë duke u shmangur nga përgjegjësia dhe duke gjetur një person që do të merret me dialgun? A duhet që para se të shkosh atje ta mësosh serbishten? Çka tu dasht serbishtja juaj z. Hoti atje? Apo hoqe dorë nga reciprociteti dhe u dash ta flasësh gjuhën e njërës palë. Është dashur t’i thuash që nuk di serbisht. S’ka nevojë që gjuhën serbe ta demonstrojmë para Vuçiqit. Na turpërove kryeministër”, tha ai duke cituar fjalët në serbisht të Hotit.

“Ty po të pëlqen që jesh si top ping-pongu në lojën e Thaçit me Vuçiqin”, u shpreh deputeti Selimi.