Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Selim Selimi: Shkarkimet në sektorin e sigurisë shkaktojnë pasiguri juridike

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selimin Selimi, ka thënë se shkarkimet e fund në disa prej institucioneve të sigurisë kanë shkaktuar pasiguri juridike në vend.

Ai në “Kallxo Pernime” ka thënë se ka qenë kundër shkarkimeve sistematike në Polici e AKI.

“Mua më shqetëson shkarkimi i përnjëhershëm i disa pozitave kyçe të sigurisë, pa hy në detaje. Unë këtë e kam thënë edhe në mbledhje të Qeverisë. Unë  po flas nga aspekti i përgjithshëm, shkarkimet e njëpasnjëshme në sektorin e sigurisë kanë shkaktuar pasiguri juridike, ajo ndikon në krizën aktuale të pandemisë, zhvillim të ekonomisë e të tjera”, ka deklaruar Selimi.

A i ka thënë se nuk ka qenë në dijeni dhe nuk i di arsyet e shkarkimit të drejtorit të Policisë. Ndërsa, për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës ka thënë se është njëri nga institucionet më të mira në rajon.

“Unë e di pse është shkaktuar Rashit Qalaj, është kompetencë e ministrit të Punëve të Brendshme. AKI-ja është institucioni më i mirë në rajon në fushën e vet, këtë na kanë thënë edhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ai.