Dogana e Kosoves

Sekuestrohet rreth 1 ton produkte ushqimore të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1.000 kilogramë produkte ushqimore të kontrabanduara, pa dokumentacion përcjellës.

Rasti ka ndodhur në segmentin Vërmicë-Prizren, ku njësistët antikontrabandë kanë ndaluar një automjet të dyshimtë dhe pas ekzaminimit kanë hasur në produktet e kontrabanduara.