Foto: KALLXO.com

Sekuestrohet mbi një ton drogë në Pejë

Mbi një ton drogë është sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë më 27.09.2024.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.

Ai ka njoftuar se aksioni është në zhvillim.

“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”- ka shkruar ai në Facebook.