Ilustrim - Policia në aksion

Sekuestrohet marihuanë në Prishtinë, arrestohen 2 të dyshuar

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë të dyshuar për veprat shitblerje e posedim të narkotikëve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se kontrolli policor është kryer ndaj tre personave, te të cilët është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e  marihuanës.

I dyshuari, A.B. me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa D.B. është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij Policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.