Ilustrim

Sekuestrohet kokaina milionëshe në Çeki, u dërgua gabimisht me banane në markete

Kokaina me vlerë gati 90 milionë euro është sekuestruar nga policia në Çeki, pasi u dërgua gabimisht në supermarkete me kuti bananesh.

Punëtorët në dyqanet në të gjithë Republikën Çeke zbuluan drogën teksa shpaketonin arkat e frutave, të cilat mendohet se vinin nga Kolumbia, raporton Independent.

Në total, rreth 839 kilogramë drogë, me një vlerë prej rreth 89 milionë euro u gjet e derdhur në kuti të bananeve, tha policia në Republikën Çeke.

Punonjësit e supermarketeve në kryeqytetin Pragë, si dhe në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, raportuan fillimisht pakot e dyshimta në polici, që dërgoi njësitë e qenve për të hetuar.

“Hetuesit kriminalë zbuluan se mallrat e së njëjtës grumbull u shpërndanë në disa vende të tjera në Republikën Çeke,” tha policia çeke në një deklaratë. “Prandaj, në bashkëpunim me [administratën doganore të Republikës Çeke] dhe subjekte të tjera, aktualisht është duke kryer inspektime në këto vende dhe veprime të tjera”.

Prodhimi i kokainës është pothuajse në nivele rekord duke u dyfishuar midis viteve 2014 dhe 2019, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Kolumbia përbën shumicën dërrmuese të kësaj, shtoi organi i OKB-së në një raport të vitit 2021.