Ilustrim
Sekuestrohet arma në Shtime, i dyshuari e dorëzoi pasi u ftua nga Policia për intervistim
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10.09.2024 në 00:05h, ka sekuestruar një armë zjarri për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.
Sipas njoftimit zyrtar policor, policia e stacionit në Shtime fillimisht kishte pranuar një informatë se një person në fshatin Petrovë të Shtimes posedon armë zjarri.
Më pas, policët e rendit në bazë të autorizimeve policore i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë.
“Gjatë intervistimit i dyshuari G.H. i moshës 32-vjeçare ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime” – tha PK.
Tutje u tha se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore.
I dyshuari u njoftua se është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar.