Sekuestrohen tri armë zjarri dhe 188 fishekë në Prizren, i dyshuari ishte arrestuar për dhunë në familje

Me Urdhër të Gjykatës, Policia në Prizren më 13.03.2025 kreu një kontroll në një shtëpi, ku gjeti dhe konfiskoi armë, municion e mjete të tjera të dyshimta.

Sipas Policisë, i dyshuari i rastit, S. M., mashkull 40 vjeçar, tek i cili u gjet municioni, është arrestuar më 03.03.2025 për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”/”dhunë në familje” dhe i njëjti ndodhet në paraburgim.

Policia bën të ditur se lidhur me kontrollin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

“Më 13.03.2025 është zbatuar Urdhëresa për kontrolle të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse. Gjatë kontrollit janë gjetur armë, municion dhe mjete të tjera të dyshimta, konkretisht janë gjetur: 1 pushkë gjuetie me 20 fishekë, 1 pistoletë Ekoll special 99 me 20 fishekë, 1 pistoletë M57 me 48 fishekë, 1 gëzhojë, 100 fishekë, 1 shufër me hapje, 1 thikë me gjatësi tehu 21cm.” – thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në të këtë rast janë sekuestruar: armë, municione dhe mjete të tjera dhe janë filluar hetimet për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.