Sekuestrohen telefonë, printerë e laptopë nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë vendim që të sekuestrojë pesë printerë, dy laptopë, hardisk dhe dy telefona si rezultat i hetimeve për krim të organizuar ndaj dy personave.

Të dy personat dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal, kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.

Prokuroria ka treguar që sendet t që janë sekuestruar janë “Printer “Cuting plotter”, Printer “Arial black“, Laptop HP core, Laptop MSI core, Printer HP, Printer Epson, Llampe “Uv“, Hardisk HDD TËD, Printer Epson, Prese li Heng, Prese për dokumente, Printer plastifikues, Shpuese elektrike, 269 pasaporta, 40 ID, 4 USB, 42 pliko (zarfa), 2 telefona Samsung, 30 qese najlloni me material plastifikues, letër plastifikuese, 9 faqe të pasaportës në letër, një kopje e ID në letër, 27 kopje të ID, një llampë, 2 patente shofera, letra me fotografi të ndryshme, Laptop HP, një DVR, një letërnjoftim, një celularë Iphone 6s.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.