Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Policia ka njoftuar që ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë, ku dy të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”-bën të ditur policia.

Sipas tyre sekuestrimi është kryer në rrugën “George Bush” dhe automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrolle rutinë.