Foto e ilustruar

Judges gavel and handcuffs on american dollars, financial crime concept.

Sekuestrohen dollarë të falsifikuara në Malishevë

Një person në Malishevë ka raportuar në Polici se një person i dyshuar ka dorëzuar  19 kartëmonedha 100 dollarëshe për t`i konvertuar në euro dhe gjatë kontrollimit kanë rezultuar të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe verifikimi i kartëmonedhave është bërë përmes aparatit për verifikim.

Paratë e falsifikuara janë sekuestruar.