Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohen armë në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit

Policia e Kosovës ka kontrolluar një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.

Armët e sekustruara janë: një M-48, dy armë ajroje dhe një armë artizanale.

“Personi i dyshuar E.K (mashkull), 61vjeç me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 19.09.2024

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për veprën “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.

Policia ka njoftuar se kontrolli është bërë pas marrjes së informatave në rrugë operative.