Sekuestrohen 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia (FOTO)

Njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës në Mitrovicë, kanë sekuestruar 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.

Sipas Doganës së Kosovës, automjeti i cili e bartte vajin ushqimor fillimisht është ndaluar dhe pas kontrollimit i është gjetur malli i kontrabanduar.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filuar procedura e kundërvajes doganore.

Foto: Dogana e Kosovës/Facebook