Foto: Ilustrim

Sekuestrohen 370 kilogramë duhan brenda një shtëpie në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 370 kilogramë duhan në një shtëpi në Ferizaj.

Sipas njoftimit, policia dje gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur një sasi e duhanit refuz dhe një makinë për grirjen e duhanit.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zyrtarët e Doganës, të cilët kanë bërë sekuestrimin e duhanit dhe makinës për grirjen e duhanit.

Në lidhje me këtë rast, në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të dyshuar të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.