Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohen 30 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Shkabaj të Prishtinës

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisjeje me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër riga me gjithsej 30 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Policia ka njoftuar se operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës

Sipas Policisë këto pajisje kanë qenë të kyçura dhe funksionale.

“Përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it, si dhe zyrtarët doganor, për të proceduar më tej me rastin”, ka njoftuar PK.

Tutje thuhet se në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar si “Prodhim i ndaluar”.