Sekuestrohen 21 katalizatorë të veturave në Stançiq

Njësi policore gjatë patrullimit në fshatin Stançiq të Gjilanit kanë ndalur një veturë për kontroll.

Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme 21 katalizatorë të veturave të ndryshme dhe 2 kg duhan.

Sipas Policisë, të njëjtat i dyshuari i kishte blerë në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Ai ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.