Sekuestrohen 2 kg drogë, 14 mijë euro dhe një veturë ‘Audi Q5’ në Pejë

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se më urdhër të kësaj prokurorie janë ndaluar dy persona, të cilëve u janë sekuestruar 2 kilogram drogë, 14 mijë euro dhe 1 veturë e llojit “Audi Q5”.

Këta 2 persona janë ndaluar për vepër penale të narkotikeve.

“Prokuroria njofton se mbrëmë si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth tre (3) kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve” – thuhet në komunikatë.

Prokuroria  po ashtu njofton se do të parashtrojë edhe kërkesë për masë të sigurisë për të pandehurit.

Po ashtu prokuroria njofton se gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar 7 persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.