Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Fushë-Kosovë

Policia në bashkëpunim me KEDS dhe zyrtarët e Doganës kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhim të kriptovalutave dhe 16 kartela grafike në Fushë-Kosovë.

“Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.