Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj nisi punën në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot, në ditën e parë të saj të punës, sekretaren e përgjithshme të sapoemëruar të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, ministri Quni e siguroi sekretaren Ukimeraj se do të ketë të plotë bashkëpunimin dhe koordinimin në relacion me të si ministër dhe kabinetin e tij.

Edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, krahas urimeve për detyrën dhe fillimin e punës, shprehu besimin e plotë në vazhdimin e sukseseve të sistemit administrativ të ministrisë dhe koordinimin e plotë të të gjitha veprimeve dhe aktiviteteve me të si komandant dhe shtabin e përgjithshëm të FSK-së në funksion të përmbushjes së objektivave të ministrit.

Ndërsa, zëvendës sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci, e siguroi sekretaren Ukimeraj se do të ofroj bashkëpunimin e plotë në periudhën njoftuese me stadin e zhvillimeve në sistemin administrativ të Ministrisë së Mbrojtjes si edhe në të ardhmen.

Sekretarja Ukimeraj, falënderoi ministrin Quni për mirëpritjen dhe shprehu zotimin e saj për angazhim të plotë në vazhdimin e punëve të administratës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe intensifikimit të përkushtimit për suksese e të arritura edhe më të mëdha në vijim me parimin e pashmangshëm të punës ekipore.

Ajo përgëzoi edhe gjeneral Ramën dhe zëvendës sekretarin Geci për të arriturat e deritashme dhe ofroi bashkëpunimin e plotë edhe në të ardhmen për të përmbushur obligimet kushtetuese dhe ligjore si dhe vizionin e ministrit, qeverisë dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Ukimaraj është transfetuar nga Ministria e Pushtetit Lokal në Ministri të Mbrojtjes me kërkesën e ministrit Quni.

Sekretarja e përgjithshme e MAPL-së transferohet për 6 muaj në Ministrinë e Mbrojtjes