Sekretari i suspenduar i Ministrisë së Shëndetësisë: Kosova ka pranuar mbi 70 donacione nga Serbia që nga 2016-ta

Sekretari i suspenduar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka deklaruar se MSh-ja që nga viti 2016 deri më 2019 ka pranuar mbi 70 donacione nga Serbia.

Bardiqi i cili po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, tha se këto donacione kanë qenë pajisje dhe produkte medicinale.

“Në vazhdimësi, MSH-ja ka pranuar donacione nga Serbia, mund të them ndoshta edhe 1 apo edhe dy herë brenda një muaji. Këtu kemi pasur të bëjmë në të shumtën e rasteve me pajisje dhe produkteve medicinale. Këtu janë bërë edhe si raportime të donacioneve prej janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019. Kemi të bëjmë me 73 deri në 76 donacione të pranuara nga Republika e Serbisë. Mbi 70 janë gjithsesi”, tha ai.

Bardiqi është suspenduar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së muajin e kaluar nga ministri Armend Zemaj.

Në Qeverinë Kurti, pranimi i dhjetëra testeve për COVID-19 nga Serbia, kishte nxitur reagime të shumta.

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeveria

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeveria

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 11 août 2020