Sekretari i SHBA-së për Energji lajmëron dorëheqjen

Sekretari i energjisë i SHBA-së, Rick Perry, i cili së fundi është vendosur në qendër të vëmendjes pas dyshimeve se i kërkoi Presidentit Trump të bëjë presion në Ukrainën për të hetuar Joe Biden, po jep dorëheqje.

Ai do të tërhiqet deri në fund të vitit, raporton The Guardian.

Trump konfirmoi se zëvendësimi i Perry tashmë është zgjedhur, dhe do të shpallet së shpejti.

Përgatiti: Senad Durguti