Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së nesër në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do vij nesër tek forcat e KFOR-it në Kosovë.

Kështu potencohet në njoftimin e zyrës për media të NATO-së.

Sekretari do takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Goran Rakiq dhe komandantin e KFOR-it

“Të enjten më 1 korrik 2021, sekretari i përgjithshëm i NATO-së do udhëtojë tek forcat e KFOR-it në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do takohet me Komandantin e KFOR-it, gjeneral Franco Federici dhe  drejtorin e ekipit këshillues dhe ndërlidhës te NATO-s, gjeneralin Frank Best. Sekretari do takohet po ashtu edhe me trupat paqeruajtëse”, thuhet në njoftimin e NATO-së

Sekretari Stoltenberg do takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.