Sekretari i OVL-UÇK-së tregon se çka mori EULEX-i nga zyret e tyre

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se njësitet e EULEX-it i kanë marrë dy kompjuterë dhe disa pamje nga kamerat e sigurisë, dhe sipas tij asgjë nuk ka pasë të dyshimtë.

“Asgjë nuk patën të dyshimtë vetëm ka marrë disa pc dhe kamera të sigurimeve”, tha Klinaku para mediave.

Tutje, ai tregoi se kryetarin e Organizatës, Hysni Gucatin, e kanë dërguar menjëherë për në Hagë dhe ia kanë marrë telefonin, ndërsa me nënkryetarin thotë se ka biseduar në telefon para se të niset edhe ai për në Hagë.

“Gucatin e kanë dërgu menjëherë për në Hagë, ia kanë marrë telefonin. Nuk e di çfarë kanë bërë para se me ardh unë. Bastisja ka zgjatë shumë sepse nuk i kam besu dhe kam shku ku do që kanë qenë ata (EULEX-i)”, tregoi sekretari i organizatës.

Klinku gjithashtu tha se janë në dijeni që përgjohen por nuk kanë asgjë për të fshehur.

Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX largohet me shumë dosje të konfiskuara – PAMJE