Naim Bardiqi - Serketar në MSh

Sekretari i MSH-së: Më kanë pezulluar, vendimin e kam marrë në 16:05

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkarkuar sekretarin e ministrisë, Naim Bardiqin nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pezullimin e kanë konfirmuar të dy palët.

Bardiqi për KALLXO.com e ka konfirmuar se është pezulluar nga puna dhe vendimin e ka marrë pak pas orës 16:00

“E konfirmoj se jam pezulluar nga puna. Vendimin e kam marrë në ora 16:05 të firmosur nga ministri i Shëndetësisë”, tha për KALLXO.com, Naim Bardiqi.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe ministri Zemaj, por pa treguar arsyet e vendimit.

Armend Zemaj pezullon nga puna sekretarin e ministrisë

.