Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë takohet me protestuesit e sindikatave të shëndetësisë

Gjatë kohës sa kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve shëndetësor po protestonin para Ministrisë së Shëndetësisë, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi i ka takuar protestuesit.

Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve shëndetësor, qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulantave kanë protestuar sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që në vendimin e Qeverisë për ndarje të 10 për qind të pagës për mjekë dhe infermierë nuk janë përfshirë edhe sindikatat.

Pas takimit me sekretarin para mediave foli, kryetari i sindikatave private në Kosovë, Isuf Azemi, ai tha se Bardiqi ka kërkuar që të gjithë kërkesat e tyre të adresohen në Ministrin e Shëndetësisë.

Azemi tha se sekretari Bardiqi i ka cilësuar të drejta kërkesat e tyre, ndërsa shtoi se do të vazhdohet puna në të gjitha institucionet shëndetësore në vend deri sa të merret vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 25 gushtit të këtij viti pati vendosur që t’i ndajë 10 për qind pagë shtesë për mjekë dhe infermierë.

Ministria e Financave për këto paga ka ndarë 2 milion e 700 euro.

Punëtorët shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë