Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës 'demanton' ministren Bajrami

Në një konferencë të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove, sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, tha se informatën për transaksion të dyshimtë e ka marrë më 19 tetor.

Sipas tij në të njëjtën ditë është lajmëruar edhe Ministria e Financave kurse lajmi i dal në portale për raportim të vonshëm është gënjeshtër.

“Unë si sekretar e kam pranuar informatën për këtë vjedhje të buxhetit më datë 19 tetor nga zyrtari kryesor financiar, i cili ka vërejtur se janë bërë pagesa pa asnjë nënshkrim nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, mirëpo kjo vjedhje ka ndodhur nga një zyrtarë i Ministrisë së Financave. Në të njëjtën ditë e kemi lajmëruar Ministrinë e Financave, ku i kemi kërkuar informata të sakta për atë që ka ndodhur. I kemi njoftuar përmes emailit dhe telefonit, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete, atëherë të nesërmen i kemi dërguar letër Policisë së Kosovës, drejtorit të krimeve ekonomike, pas kësaj ky është emaili që ka dalur nëpër portale që thuhet se Ministria e Financave është njoftuar të nesërmen. Kjo është rrenë, emaili e ka datën 20 tetor në ora 12:53”, ka thënë Bytyqi.

Abrashi: Sekretari i Ministrisë nuk ka qenë në dijeni për transaksionin e 2.1 milionëshit nga Thesari