Antony Blinken - Foto: VOA/Reuters

Sekretari i Joe Biden, Antony Blinken nesër viziton Kievin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojnë nesër kryeqytetin ukrainas Kiev, raporton CNN.

“Unë nuk mendoj se ky është një sekret që njerëzit nga SHBA do të vijnë tek ne nesër, sekretari i shtetit z.Blinken dhe sekretari i mbrojtjes që po vijnë tek ne,” ka thënë Zelensky në një konferencë për media mbajtur në një stacion të metrosë në Kiev.

Zelensky gjithashtu ka thënë se “ne do të presim që kur siguria të lejojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë dhe të bisedojë me ne”.

CNN raporton se ka kontaktuar me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit për një koment, por Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi udhëtimin e mundshëm.

Presidenti i ShBA-së Joe Biden javën e kaluar ka thënë se ai ishte ende duke punuar me ekipin e tij për të përcaktuar nëse ai duhet të dërgojë një anëtar të lartë të administratës së tij në Ukrainë.

Ndërkaq kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson kishte vizituar Zelenskyn në Kiev më 9 prill.