Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Foto: Departamenti Amerikan i Shtetit

Sekretari amerikan Blinken ngushëllon popullin shqiptar për vdekjen e Bujar Nishanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ngushëlluar popullin shqiptar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, Blinken ka thënë se kontributet e ish-presidentit Nishani për marrëdhëniet SHBA – Shqipëri do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, ka shkruar Blinken.

Të shtunën me 28 maj, ish presidenti shqiptar Bujar Nishani vdiq në moshën 56 vjeçare. Ai ishte duke u trajtuar në Gjermani, pasi kohë më parë ishte i infektuar me COVID-19.

Vdiq ish-Presidenti Bujar Nishani