Sejdiu: Tadiq dhe Kushtunica janë përplasur vazhdimisht

Ish- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë të gjatë për KALLXO.com ka rrëfyer shumë momente mbi procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Derisa flet për bisedimet e Vjenës, Sejdiu tregon se dy figurat kryesore të Serbisë në atë kohë, presidenti Tadiq dhe kryeministri Kushtunica kishin përplasje të vazhdueshme më njëri tjetrin.

Sipas tij, ata nuk e duronin njëri tjetrin dhe në pauza të drekës nuk janë shoqëruar bashkë.

“Komunikimet me presidentin e atëhershëm serb, Tadiq kanë qenë interesante. Ai ka mbajtur një dell të qetë të debateve, ka qenë një përplasje e vazhdueshme mes tij dhe Kushtunicës. Në takimin e parë të elefantëve që e kemi pasur në Vjenë, në kohën e drekës, Kushtunica ka ikur, nuk ka ardhur në takim. As dorën nuk ia kemi dhënë njëri tjetrit, as nuk jemi përshëndetur”, thotë Sejdiu.

Sejdiu thotë se delegacioni i Kosovës në bisedimet e Vjenës ka qenë më i fuqishëm se ai i Serbisë.

“Ka qenë një delegacion heterogjen, që shpesh herë janë ngatërruar mes vete. Ka qenë një përgjigje e thyerje e një miti se Serbia ka pasur një delegacion të fortë. Unë kur i kam takuar ata njerëz, nuk dua të thurë lavde për veten apo për ekipin, por megjithatë ne kemi qenë në një nivel shumë më të lartë, në kuptimin e seriozitetit dhe qëndrimeve”, thotë Sejdiu.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: