SEENPM dhe BIRN organizojnë seminarin online 'Audienca juaj është partneri juaj'

Të mërkurën, më datë 19 janar 2022 do të mbahet seminari online “Audienca juaj është partneri juaj” përmes të cilit, përfaqësues të medias – gazetar, menaxher, producent mund të marrin frymëzim dhe këshilla praktike se si të rrisin i dhe të angazhojnë audiencën e tyre.

Organizatorët e këtij seminari, BIRN Kosovo, Mediacenter Sarajevo, SEENPM, ftojnë qytetar, konsumator të lajmeve të bashkohen dhe të ndajnë këndvështrimin për mënyrën se si media dhe gazetarët pasqyrojnë ngjarjet aktuale dhe të tregojnë se çfarë do të rriste besimin në punën e tyre.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se përmes këtij seminari pjesëmarrësit do të fitojnë mësime praktike që do t’ju ndihmojnë të vendosni në një udhëtim drejt gazetarisë më pjesëmarrëse dhe transparente, rritjes së besimit dhe ndërgjegjësimit, si dhe rritjes dhe angazhimit të audiencës. Si konsumator i medias, ju do të përfitoni një pasqyrë më të thellë për prodhimin e lajmeve mediatike, rritjen e aftësive të shkrim-leximit të lajmeve dhe njohuri se si të merrni pjesë në procesin e prodhimit mediatik.

Folës në këtë trajnim janë Dinko Dundiq, i diplomuar për gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë dhe që ka 20 vjet që ushtron gazetari profesionale dhe Meredith Turk, Stratege e Angazhimit në Rritje dhe Konsulencë në Hearken, fituese e çmimeve të gazetarisë.

Për tu regjistruar në këtë trajnim klikoni KËTU.