Secila veturë në Stacionin e Autobusëve po kontrollohet nga Policia
Secila veturë brenda perimetrit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë është duke u kontrolluar pas alarmit për mjet shpërthyes.
Ekipi i KALLXO.com që është në vend të ngjarjes po raporton se Njësia Speciale dhe njësiti K9 i Policisë së Kosovës janë aktualisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pas një alarmi për mjet shpërthyes.
Sipas informacioneve të para që Policia e Kosovës ka nxjerrë në publik, njoftimi ka ardhur nga një person anonim, i cili ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në këtë lokacion.
Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët nga Stacioni i Autobusëve dhe aktualisht është duke u marrë me hetimet fillestare për rastin.
Policia, zjarrfikësit e autoambulanca në Stacionin e Autobusëve pas alarmit për mjet shpërthyes
VIDEO – Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë