Seanca nis me 'përplasje', opozita kërkon formimin e Komisionit hetimor për krizën energjetike
Vazhdimi i sencës plenare të Kuvendit Kosovës e cila ka filluar me përplasje mes pozitës dhe opozitës pasi këta të fundit kanë kërkuar që me mocion procedural, në rend të ditës të hyjë formimi i Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që me mocion procedural të futet në rend të ditës formimi i këtij komisioni.
“Ne kërkojmë që të futet në rend të ditës me mocion procedual formimi i komisionit të cilin e kemi protokolu tashmë me kërkesën e 40 deputetëve dhe më pas të vazhdojmë me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Tahiri.
Tahiri ka kërkuar nga grupet parlamentare që të përkrahin mocioni procedural.
“Ne si GP i PDK-së e kemi diskutu edhe në seancën e kaluar për komisionin hetimor, i kemi zëvendës kryetarin dhe një anëtar dhe sot është një formalitet. Përmes këti mocioni procedural ne kërkojmë që grupet parlamentare të përkrahin këtë mocion të jetë si pikë e parë e rendit të ditës”, ka thënë Tahiri.
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në mocionin e prezantuar nga PDK nuk përmendet fakti se 40 deputetë nënshkrues janë iniciues duke shtuar se LVV-së i intereson se çfarë përbërje mund të ketë ky komision.
“Në mocionin e prezantuar nga shefi i grupi parlamentar PDK, nuk i përmendet fakti që 40 deputetët nënshkrues janë iniciues. Bazuar në ligjin për hetim parlamentar, kryesuesi i komisionit emërohet nga Kuvendii me rastin e themelimit të komisionit, kryesuesi zgjedhjet nga një grup parlamentar i cili nuk është iniciator i komisionit hetimor dhe nuk i përket partisë së koalicionit qeverisës. Ne na intereson se çfarë përberje mund të jetë ky komision përderisa deputetët nënshkrues janë nga PDK, LDK dhe AAK”, ka thënë Kusari Lila.
Ajo shtoi se në këto rrethana pa mundësohet funskionalizimi i këtij komisioni hetimor.
“Në rrethanat aktuale pa mundësohet funksionalizimi i këtij komisioni hetimor përderisa të gjitha partitë janë iniciuese të komisionit hetimor ndërsa me lidh asnjë nga deputetët nuk mund të jetë kryesues i komisionit hetimor parlamentar”, theksoi Kusari Lila.
Në kundërpërgjigje të Kusari Lilës, deputeti Tahiri ka thënë se PDK-ja është propozues i këtij komisioni hetimor dhe nuk është as LDK as AAK.
“Deputetët veç e veç të këtyre grupeve parlamentare e kanë nënshkruar kërkesën nga grupi parlamentar i PDK për themelimin e këtij komisioni hetimor. Neve si grup parlamentar nuk na takon drejtuesi i këtij komisioni dhe këtu nuk pengon asgjë që deputetët e opozitës që nuk janë nënshkrues të kësaj kërkese për komision hetimor, të jenë drejtues të këtij komisioni”, ka shpjeguar Tahiri.
“Nëse mendoni që po bëjmë shkelje kushtetuese, ju inkurajoj që të ju drejtoheni Gjykatës Kushtetuese , mbas votimit të këtij Kuvendi”, shtoi ai.
Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se LDK e përkrah mocionin procedural për të futur në rend të ditës formimin e komisionit parlamentar duke shtuar se LDK nuk është iniciues i tij.
“LDK nuk është iniciues i këtij komisioni. Deputetët individualisht kanë përkrah themelimin e këtij komisioni dhe ky komision duhet të formohet. Ka deputetë nga LDK që nuk janë nënshkrues të këtij komisioni prandaj lehtësisht në bazë të ligjit mund ta udhëheqim këtë komision”, tha Gashi.
Deputeti Gashi deklaroi se nëse nuk e formojnë këtë komision hetimor, siç tha ai nuk do të votojnë asnjëherë në Kuvend.
“Nëse ju tentoni të ja mohoni këtë të drejtë të vetme të garantuar me kushtetutë, atëherë nuk më kuptim të marrim pjesë në Kuvend e as në votime. Ne nuk do të votojmë asnjëherë në këtë Kuvend pa u formuar Komisioni hetimor”, theksoi Gashi.
Kryetari i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kur është diskutuar për themelimin e këtij komisioni, është diskutuar edhe për iniciuesin dhe se sipas tij, është gabim i pafalshëm i VV-së që të mos e adresojë këtë çështje.
Ai shtoi se ka raste kur deputetë nga partia e tij, nuk e kanë nënshkruar kërkesën e opozitës.
“Iniciuesi është PDK-ja, unë nuk jam në parti me PDK-në, unë jam kryetar i grupit parlamentar të AAK dhe si deputetë kam nënshkruar një kërkesë të iniciuesit dhe shpesh herë ka ndodhë që kolegë të mi të këtij grupi mos me nënshkru një kërkesë të opozitës që rrjedhimisht nuk janë kiniciues”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tha se nuk do ta pranojë mos themelimin e këtij komisioni.
“Ju themi troç, nuk do të kalojë dhe nuk do të heshtim dhe nuk do ta pranojmë mosthemelimin e këtij komisioni”, deklaroi ai.
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk kishte kaluar në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 28 mars të këtij viti.
Deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK pas mos votimit të këtij komisioni kishin lëshuar sallën e Kuvendit.
Kuvendi diskuton formimin e një komisioni hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike