Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, prokurori kërkon të mos publikohen emrat e dëshmitarëve

Është duke vazhduar seanca ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pranë dhomave të Gjykatës së Specializuar.

Në fillim të seancës, Zyra e Prokurorit të Specializuar parashtruar kërkesën për mbrojtën e dy dëshmitarëve që pritet të dëshmojnë.

Prokurori ka kërkuar që emrat e dëshmitarëve të mos bëhen publik.

‘’Lidhur me këtë kërkesë, ka dëshmitarë të cilët kryejnë aktivitete, e po ashtu nëse do të njiheshin emrat e tyre do të ishte më e vështire që ata t’i kryejnë këto aktivitete, prandaj bëhet fjalë që tu jepet mundësi dëshmitarëve që të kryejnë dëshminë me siguri të plotë’’, ka thënë prokurori në kërkesën e tij.

Sipas aktakuzës së ngritur, Gucati dhe Haradinaj po akuzohen se zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Sipas aktakuzës, ata dyshohet i zbuluan këto të dhëna përmes tri konferencave të shtypit.