Seanca e nesërme për Pakon Emergjente, e mbyllur për media

Kuvendi i Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë seancën për pakon emergjente të propozuar nga PDK dhe kjo seancë do të jetë e mbyllur për media për shkak që hapësirat do të shfrytëzohen nga deputetët.

“Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit ‘Covid 19’, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

PDK ka thirrur këtë seancë duke kërkuar nga deputetët që ta miratojnë Pakon emergjente prej 320 milionë eurove të propozuar nga vetë ata.