Arkiv- Mbledhja e përbashkët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Seanca e Kuvendit: Zgjedhen anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës

Me votat e deputetëve sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u zgjodhën anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Në raundin e dytë të votimeve Driton Muharremi me 45 vota dhe Vilard Bytyqi me 37 vota u zgjodhën anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërsa, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës u zgjodh dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës, Agron Beka me 33 vota.

Të tre anëtarët kanë të caktuar mandat pesëvjeçar.

Në garën për anëtar të Këshillit Gjyqësor ishin edhe Hashim Çollaku i cili mori 33 vota dhe Hasim Sogojeva me 35 vota.

Ndërsa, në garë për pozitën e anëtarit në Këshillin Prokurorial ishte profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Azem Hajdari i cili mblodhi 24 vota nga deputetët.

Në grupin votues  për zgjedhjen e anëtarëve të këtyre dy këshilleve ishin pesë anëtarë nga pesë grupe parlamentare: Arta Bajralia nga VV, Shkëlzen Hajdini LDK, Ariana Musliu-Shoshi PDK, Gazmend Syla AAK dhe Duda Balje 6+