Së paku 55 palestinezë të vrarë nga sulmi izraelit

Së paku 55 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit mbi një ndërtesë banimi në qytezën veriore të Gazës, Beit Lahiya të martën më 29.10.2024, ka bërë të ditur për Reuters Shërbimi Palestinez i Emergjencave Civile.

Shërbimi ka shtuar se shumë prej viktimave besohet se ende janë të ngujuara në gërmadha. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA dhe mediat e “Hamasit” kanë raportuar më parë për të njëjtën numër viktimash.

Shumë prej të vrarëve nga sulmi ajror ishin gra dhe fëmijë, ka raportuar WAFA, due iu referuar mjekëve.

Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Të hënën, Shërbimi Palestinez i Emergjencave Civile ka bërë të ditur se 100 mijë persona ishin izoluar në Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun pa ilaçe dhe pa furnizime ushqimesh.

Reuters nuk ka qenë në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet palestineze.

Shërbimi i emergjencave ka bërë të ditur se operacionet e tij janë ndalur për shkak të ofensivës së madhe trijavore në Gazën veriore, ku Izraeli ka thënë se po lufton për eliminimin e forcave të “Hamasit”.

Izraeli ka thënë se sulmet po kryhen me qëllim që të mos lejohet rigrupimi i militantëve të “Hamasit”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com