Foto: Reuters

Së paku 160 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Vërshimet që kanë ndodhur këtë javë në Afganistan kanë shkaktuar rreth 160 të vdekur.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur në baltë e në gërmadhat e shtëpive të rrënuara nga vërshimet, raporton Reuters.

Trembëdhjetë provinca, kryesisht në veri të vendit, janë goditur nga fatkeqësia natyrore, thotë Ministria për Menaxhimin e Kastastrofave.

Vetëm në provincën e Parwanit, në veri të Kabulit, 116 persona kanë humbur jetën, mbi 120 janë lënduar dhe 15 konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përkrahen nga ushtria afgane, e kjo e fundit nga forcat e NATO-s.