Foto: Facebook/OlafScholz.
Scholzi në vizitë të papritur në Ukrainë, raporton ZDF-ja
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në Kiev në një vizitëtë paparalajmëruar, e dyta e tij prej nisjes së agresionit të madh rus kundër Ukrainës mbi shtetin fqinj pothuajse tre vjet më parë, ka raportuar më 02.12.2024 transmetuesi publik i Gjermanisë, ZDF.
Lideri gjerman do të ketë bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe do të bëjë të ditur vendimin e dërgesave të reja të armatimit në vlerë prej 650 milionë eurosh Ukrainës prej dhjetorit, ka cituar ZDF-ja të ketë thënë Scholzi para mbërritjes.
Gjermania po mundohet ta sigurojë Kievin se do ta vazhdojë përkrahjen e vendosur pavarësisht paqartësive që po shoqërojnë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ukrainës dhe Rusisë në presidencën e dytë të Donald Trumpit.
Gjermania do të ketë zgjedhje të parakohshme në shkurt pasi koalicioni trepartiak u prish për shkak të mospajtimeve për politikat ekonomike gjermane, por edhe të rolit të Gjermanisë në luftën në Ukrainë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com