Foto: Facebook/OlafScholz.
Scholzi i gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Kancelari gjerman, Olaf Sholz, ka shprehur gatishmërinë për një mocion votëbesimi në parlament para Krishtlindjes, një hap që do të hapte rrugë për zgjedhje të parakohshme pas prishjes së koalicionit trepartiak, ka raportuar Reuters më 11.11.2024.
Në deklarimin e së dielës mbrëma, Sholzi ka lënë të kuptohet se ky do të ishte një afat i shkurtër pasi disa ditë më parë kishte propozuar janarin. Ky deklarim vjen edhe si pasojë e presionit në rritje nga politikanët dhe publiku për votim më të shpejtë në parlament.
Ekonomia më e madhe e Europës është në paqartësi pas rënies së koalicionit të Scholzit dhe mosmarrëveshjeve lidhur me planin për një pako ekonomike që do të nxiste rritjen ekonomike dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Unë nuk po varem për punën time”, ka thënë Scholzi në një intervistë për televizionin ARD.
Scholzi kishte sugjeruar votimin e besimit ndaj qeverisë së tij më 15 janar, me pritshmëritë për zgjedhje të parakohshme në mars, por koalicioni konservator i Friedrich Merzit dëshiron që zgjedhjet të mbahen në janar. Është i domosdoshëm mocioni i votëbesimit para se të shkohet në zgjedhje.
Dy anëtarët kryesorë të partisë së të Gjelbërve, të cilët janë pjesë e koalicionit me Socialdemokatët e Scholzit në qeverinë e pakicës, i kanë thënë të dielën gazetës “Bild” se mocioni parlamentar duhet të mbahet në dhjetor.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com