Foto: SBAShK

SBAShK-u shënon online Ditën Botërore të Mësuesit

Situata e krijuar nga pandemia ka ndryshuar manifestimin e 5 Tetorit-Ditës Botërore të Mësuesit .

Internacionalja e Arsimit (EI) ka zgjeruar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës dhe gjithë sindikatat tjera, që përfaqësojnë 32 milionë mësimdhënës nga e tërë bota që të zhvillojnë takime solemne e aktivitete nga larg DHE ONLINE për të bërë të hënën aktivitet të përbashkët 24 orësh.

“Kjo kyçje do bëhet në platforma të ndryshme me qëllim të krijimit të atmosferës së përbashkët festive, por edhe për të këmbyer informacione e vlerësime për situatën aktuale me udhëheqës të lartë të EI-së dhe me njerëz eminentë të arsimit nga shtete të ndryshme të botës” thuhet në komunikatën e Sindikatës së Arsimit.

SBASHK-u mbajti takim solemn nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe që përfaqëson gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete.

Kryetari Rrahman Jasharaj,  koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Sindikatës së Universiteteve Bardh Bardhi dhe pjesëmarrës të tjerë kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit.