SBAShK-u paralajmëron grevë më 4 dhjetor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka paralajmëruar grevë më 4 dhjetor nëse Qeveria e Kosovës nuk i fton në takim përfaqësues të arsimit për të diskutuar.

Kërkesa e tyre është që të merret një vendim për ligjin e pagave dhe për zbatimin e kontratës kolektive.

Rrahman Jasharaj ka thënë se qëllimi i tyre nuk është të shkojnë në grevë, por të ftohen në diskutim për rregullim të ligjit.

“Veprimin e parë do ta bëjë të shtunën e parë të dhjetorit. Konsideroj që 4 dhjetori do të jetë alarm i duhur për Qeverinë. Pas 4 dhjetorit do te jetë që të përgatisim një protestë por masive. Nëse prapë nuk do të kemi veprime, atëherë do të kemi veprime më radikale”, ka thënë Jasharaj në një konferencë për media, të premten.

Më poshtë mund ta ndiqni konferencën e plotë: