Ilustrim

SBAShK kundër Hotit, kërkon pushim te hënën për shkollat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kërkuar që dita e hënë të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit  e këtij sektori.

“Të premten punëtorët arsimor në fillimet e  orëve  të  para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Dje gjatë ditës, shefi i qenërisë kosovare kërkoi që dita e hënë të jetë ditë pune.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, kishte thënë ai.

Por, SBASHK ka kundërshtuar kryeministrin e vendit.

“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët  shëndetësor  le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën  e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë  duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit  dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë  të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin  për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund, SBASHK-u thotë se dita e hënë ishte e paraparë dhe aprovuar nga ministria e Arsimit, si ditë pushimi.

“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të  punëtorët  e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë  shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë  kombëtar”, thuhet në fund të komunikatës.

E hëna ditë pune, thotë kryeministri Hoti

www.kallxo.com