Arkiv - Ilustrim

SBASHK: Harresa e Qeverisë për ligjin e pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka deklaruar se harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat.

“Ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Kushtetueses dhe bazuar në realitetin shihet se Qeveria dhe gjithë institucionet gjegjëse, me apo pa qëllim, e kanë harruar fare Ligjin e pagave dhe ky veprim i tyre dhe mungesa e gatishmërisë për dialog me sindikatat krijon pakënaqësi, që vazhdon të shtohen, dhe kjo do të bëj që të kthehen protestat dhe grevat”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Sipas tyre, SBASHK-u e as sindikatat tjera nuk i dëshirojnë protestat e grevat, por do të veprojnë në bazë të kërkesave të anëtarësisë sepse ky është obligim i tyre. RTV21