Sazan Ibrahimi: AKK do të rikthehet në Komitetin anti COVID-19

Sazan Ibrahimi, drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se Bordi i Asociacionit të Komunave do të kthehet në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Ibrahimi tha se dje ka pranuar thirrje nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka premtuar se në mbledhjen e radhës së qeverisë, lista do të përditësohet dhe se AKK-ja do të jetë pjesë e këtij mekanizmi.

“Pas reagimit të AKK-së ministri Arben vitia thotë se AKK do të rikthehet në Komitetin anti Covid19. Në takimin e radhës së qeevrisë lista do të përditësohet dhe AKK do të jetë pjesë e këtij mekanizmi”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha për KALLXO.com se qeveria ka reflektuar pas thirrjes së bordit të AKK-së që mos të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti ku u bisedua për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID.

Ibrahimi tha për KALLXO.com, tha se ftesa për mos të marr pjesë në takim është largimi i Asociacionit të Komunave, nga Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Gjithashtu, dje në takim të ftuar nga Kurti kishin marr pjesë vetëm 12 kryetar të komunave për të diskutuar për pandeminë.

Vetëm 12 kryetarë komunash marrin pjesë në takim me kryeministrin, për të diskutuar për pandeminë

në një njoftim përmes rrjetit social Facebook, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se AKK do të rikthehet në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.

Poashtu qeveria e Kosovës dje nuk e ka përshirë Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-Covid19 që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë Covid19.

Kurti: Të jemi më të rreptë në kontrollimin e masave anti-COVID