Foto: Kallxo.com

Sava Janjiq: Rruga Deçan-Plavë duhet të mbetet e karakterit lokal

Kryepeshkopi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, përmes rrjetit Twitter ka thënë se rruga Deçan-Plavë duhet të mbetet e karakterit lokal me kufizime për trafik të shtuar, mjetet të rënda dhe shpejtësi.

Sipas Janjiq kjo lloj rruge me këtë karakter është përkrahur edhe nga presidenti Thaçi në vitin 2014, atëherë kryeministër.

“Rruga përreth zonës së mbrojtur do të mundësonte vazhdimin normal të punimve Deçan-Plavë. Rruga lokale përmes zonës së mbrojtur do mbetej e karakterit lokal me kufizime për trafik të rëndë, shpejtësi etj. Kjo është përktahur nga OSBE, Manastiri dhe kryeministri Thaçi në vitin 2014,” është shprehur Janjiq.

Janjiq konsideron se punimet që u ndalen para disa viteve janë rikthyer më vonë si projekt ilegal përkundër kundërshtimit dhe insistimit nga BE, OSBE dhe Kuinti për një rrugë alternative sekondare.

Këto punime u ndërprenë me kërkesë të kryeministrit Hoti dje.