Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nisin misionin në hapësirë
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur misionin e tyre në hapësirë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook momentin e lëshimit në hapësirë të satelitëve shqiptarë.
Rama thotë se raketa e cila barti satelitët shqiptarë u lëshua nga Florida, në një misioni të përbashkët të SpaceX dhe Transporter 6.
“Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”-shkruan Rama.
Kryeministri shqiptar ka thënë se tashmë Shqipëria ka më shumë aftësi për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm.
“Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”- theksoi ai.