Sarrazin takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku 

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka vizituar sot, më 29.08.2024, Kosovën.

Ai gjatë vizitës së tij është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook tha se me emisarin u takuan në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit dhe diskutuan për rëndësinë e participimit të Kosovës aty, e po ashtu edhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës.

“Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty” – tha kryetari i LDK-së.

Tutje ai shtoi se nga 9 shkurti i 2025, dita kur do të mbahen zgjedhjet, LDK do t’i jap prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që sipas të parit të LDK-së ka ngecur për 4 vite rresht.

Ai tha gjatë qeverisjes së tij, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime popullsite.

Sarrazin sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ky i fundit njoftoi se me Sarrazinin kanë folur për zhvillimet e fundit politike në rajon, veçanërisht për zhvillimet  në Kosovë.

Emisari gjerman Sarrazin takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi