Deputetja e VV-së, Sranda Bogujevci

Saranda Bogujevci e quan të turpshëm reagimin e Arben Gashit ndaj saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka reaguar ndaj zënkave që u shkaktuan sot në seancën plenare mes saj dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi.

Bogujevci e pyetur se çka i ka thënë në seancë deputeti Gashi, tha se ia ka përmendur familjen dhe ka drejtuar gishtin ka ajo.

“Nuk e di ma drejtoi gishtin ma përmendi familjen nuk e kuptova për çka e pat fjalën ose me çka u ndërlidh me atë çka kesh t`u e thënë unë. Unë desha me përmbush pjesën e zonjës Kusari për shkak që u thanë të pavërteta. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet secila pjesë e zotimeve që janë bërë. Kjo është dokument që e ka qeveria nuk e kam shpik atë dhe është totalisht në kundërshtim me atë që e tha zoti Gashi”, tha Bogujevci.

Bogujevci tha se tensionimet filluan pas të bërtiturave të vazhdueshme të deputetit Gashi.

Bogujevci pohoi se nuk ka pasur përleshje fizike në sallë.

“Është e turpshme që të më drejtohet gishti në këtë mënyrë”, përfundoi Bogujevci.

Ndryshe, gjatë fjalimit të deputetës Bogujevci, në seancë, u dëgjua deputeti Arben Gashi duke i thënë “duhet me të ardhë marre”.

Ndërsa, deputetja Bogujevci iu kishte kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk ka drejtë t’ia përmend familjen.

“Për çka me mardh marre. Ti mos ma përmend mua familjen zotni se nuk ke të drejtë me fol për familjen teme. Rri qaty ulu”, kishte thënë Bogujevci.

Edhe deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, për Kallxo.com tha se nuk ka pasur përleshje fizike në sallën e seancave plenare.

Sipas saj zënka ka filluar kur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi është munduar t’ia ndërpres fjalën deputetes Bogujevci.

Kusari Lila e mohon se kishte përleshje fizike sot në seancë

https://www.youtube.com/watch?v=bKtLEUfPo0Y&feature=emb_title

https://kallxo.com/lajm/perplasje-ne-kuvend/